Per shqipet kudo qe jane
Sunday, December 29, 2013
#ComingOutSoon #TheLeader
Fam Sukses plot interes,
Plot njerz permas m'vijn mthojn per Ty vdes,
Po m'vjen me qesh se si koha ka ndryshu,
Dikur nuk mkan dasht Tash nuk munden pa mu,
Me muzik I ushqeva ju Hina thell ntru,
Ju zbrita posht n'zemer totalisht me i pushtu,
Kom fol per jeten tem veshtirsit qe kam kalu,
Kjo jet asht thjesht 1 prov dhe provat un shum I du,
Tu mendu per t'kalumen Nga 1 tjeter kend veshtrim,
Tu e pa jeten tem sikur tjem 1 anonim,
Dhe nese Sheh me kujdes esht 1 film plot drama,
Njerz me plot ftyra qe folin plot pralla,
Asht si film me aksione ku humbjet Jan t'rralla,
Me te thon drejten shoki jem humbjet Jan natha,
Ktu ka vec fitore - s'njofim sen tjeter,
Shpinen si celik falimners shoqnis t'vjeter,
Plot her I zhgenjym nga besimi tepert,
-Sa her mkan thon ti beson sikur I verber,
Plot paralajmrime nga njerz qe mdojn t'miren,
Por un prap ju jap chanc se kurr nuk I dihet,
Nese ki qellime t'kqia ndaj meje kur un t'ndihmoj,
Zoti esht I madh shqipe Ai nuk din te harroj,
Jap gjithcka per ty vej dhe jeten tem n'rrezik,
Gati hupi dhe shoqnien vec me Ty me qen besnik,
Mos ma merr per dobsi nese te tregoj dashni,
Thjesht po t'jap shancin qe mu sma dha asnji,
Kom zemren qaq t'madhe sa Ty sta merr mendja,
Mate bythen Mir kur une te Shti mrena,
Mos harro vendin tan rrespekto ma t'vjetrit,
Ska dallim mes nesh thjesht ceshtje rrespekti,
Duhet koh shum e gjat me fitu zemrat tona,
1 vit a 2 vjet ka shum mundsi tjen prova
Me çfarë merresh gjithë kohën?!
Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. Në ambientin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti. Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë.
Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej. Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur.
Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë. Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh.

Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën. Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”Çfarë ka ngjarë kështu?!”
E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”Çdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?”
I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.”
E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.”
Është shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrin për të kryer punën që i takon. Kështu, nuk do t’ia mbushin vetes mendjen top se jemi të vetmit që mundohemi dhe lodhemi, sakaq të tjerët bëjnë sehir. Vlerësoje mundin e të tjerëve dhe mos e shih punën e tyre me dylbi së prapthi.
Saturday, December 28, 2013
A ke ndonjë objektiv në jetë?
Dy punonjës të një kompanie ndërtimi, u dërguan nga eprorët për të riparuar tarracën e një ndërtese shumëkatëshe. Të dy, mbërritën tek ndërtesa dhe menjëherë iu drejtuan ashensorit. Por, tek dera e ashensorit vunë re një njoftim, sipas të cilit ashensori kishte pësuar defekt. Pasi e pleqëruan se si duhej të vepronin, ata vendosën të ngjiteshin shkallëve në këmbë, kjo, edhe pse ndërtesa ishte dyzet katëshe. Ata do i ngjisnin shkallët e dyzet kateve, duke mbajtur në krahë mjetet e punës që u nevojiteshin. Pas një lodhjeje të papërshkrueshme, djersëve që u kullonin dhe disa pushimeve, të dy ia arritën qëllimit, u ngjitën në tarracë. Me të dalë jashtë, njëri i tha shokut:”Kam dy lajme për të thënë, njëri është i gëzueshëm dhe tjetri aspak i tillë. Cilin do të dëgjosh në fillim?” Shoku iu përgjigj:”Le t’ia fillojmë mbarë me atë të gëzueshmin!” Ai i tha:”Lajmi i gëzueshëm është se më në fund, ndodhemi mbi tarracën e ndërtesës.”
Shoku, pasi lëshoi një psherëtimë, shtoi:”Fantastike! Ia arritëm! Tani më thuaj lajmin e trishtueshëm!”
Tjetri tha:”Nuk jemi mbi godinën për të cilën kemi ardhur!”
Morali:
Sa prej nesh e kanë përcaktuar qartë objektivin e tyre në jetë? Çfarë ndodh, nëse derdhim mund e djersë dhe nuk jemi në rrugën e duhur të realizimit të objektivit, ose punojmë për objektivin e dikujt tjetër? A i kemi aftësitë dhe elasticitetin e duhur, për të ndryshuar linjën e objektivave të gabuar dhe në një kohë rekord?
Friday, December 27, 2013
Portokallja në shishe
Një fëmije nëntëvjeçar, i ati i tregoi një shishe, brenda së cilës ndodhej një kokër portokalle e madhe. Fëmija u çudit si kishte hyrë ajo kokër portokalleje brenda asaj shisheje më grykë të ngushtë. Ai u orvat ta nxjerrë portokallen nga shishja por më kot. I habitur, ai e pyeti të atin:”Si ka hyrë kjo kokër portokalli kaq e madhe në grykën e ngushtë të shishes?!”

I ati, e pa një rast të volitshëm për ti përcjellë djalit të tij një mësim të rëndësishëm, prandaj bëri këtë koment:”Të tilla janë dhe moralet, vlerat dhe parimet. Nëse ato kultivohen tek një fëmijë që në vegjëli, është pothuaj e pamundur që të shkulen dhe të çbëhen në moshë të rritur. O bir! Në jetë do të ndeshesh me shumë njerëz, të cilët me gjithë intelektin, kulturën dhe statusin social, mund të ndjekin rrugë të gabuar që nuk u shkon për shtat. Ata mund të bien pre e veseve të liga dhe akteve të shëmtuara, të dënueshme për shoqërinë ku jetojnë. Kjo, sepse këto vese u janë kultivuar që në vegjëli dhe janë zhvilluar bashkë me ta. A nuk ishte e pamundur nxjerrja e portokallit nga shishja, veçse duke e thyer shishen?!
Tuesday, December 24, 2013
Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare
TIRANE- Dy persona të armatosur dhe të maskuar si
babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive në një nga
qendrat tregtare të Tiranës, për të grabitur një argjendari.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, ku dy “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësen e një argjendarie, duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me vlerë.
Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe ka marrë në pyetje klientët, të cilët kanë thënë se nuk kanë vënë re asgjë, pasi nuk ka patur të shtëna me armë.
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë tip Benz ngjyrë gri me targë AA147FY, të braktisur dhe të djegur, pak kilometra larg qendrës tregtare, me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i krimit. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësit janë larguar me këmbë drejt zonës së Lanabregasit.
Gazetari i “News24”, Spartak Koka bën të ditur se pas ngjarjes grabitësit janë përballur me një patrullë policie në Farkë, me të cilën kanë shkëmbyer zjarr dhe më pas janë detyruar ta braktisin automjetin, që rezulton të jetë në pronësi të një qytetari me banim në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Policia është vënë në kërkim të grabitësve, ndërsa errësira dhe terreni i pafavorshëm e vështirësojnë operacionin.

Subscribe to:
Posts (Atom)