Një fëmije nëntëvjeçar, i ati i tregoi një shishe, brenda së cilës ndodhej një kokër portokalle e madhe. Fëmija u çudit si kishte hyrë ajo kokër portokalleje brenda asaj shisheje më grykë të ngushtë. Ai u orvat ta nxjerrë portokallen nga shishja por më kot. I habitur, ai e pyeti të atin:”Si ka hyrë kjo kokër portokalli kaq e madhe në grykën e ngushtë të shishes?!”

I ati, e pa një rast të volitshëm për ti përcjellë djalit të tij një mësim të rëndësishëm, prandaj bëri këtë koment:”Të tilla janë dhe moralet, vlerat dhe parimet. Nëse ato kultivohen tek një fëmijë që në vegjëli, është pothuaj e pamundur që të shkulen dhe të çbëhen në moshë të rritur. O bir! Në jetë do të ndeshesh me shumë njerëz, të cilët me gjithë intelektin, kulturën dhe statusin social, mund të ndjekin rrugë të gabuar që nuk u shkon për shtat. Ata mund të bien pre e veseve të liga dhe akteve të shëmtuara, të dënueshme për shoqërinë ku jetojnë. Kjo, sepse këto vese u janë kultivuar që në vegjëli dhe janë zhvilluar bashkë me ta. A nuk ishte e pamundur nxjerrja e portokallit nga shishja, veçse duke e thyer shishen?!
No comments:
Post a Comment