Saturday, December 7, 2013

Cudirat e bletes


Nga çudirat e bletës është edhe ajo që shkencëtaret e quajnë “Fenomeni i dehjes tek Bleta”. Disa bletë gjatë thithjes së nektarit të luleve hasin edhe në disa lëndë dehëse si Etanoli, e cila gjendet në disa fruta të pjekur në natyrë. Bleta me gjuhen e saj thith diç nga ky element dhe mu ashtu siç dehet njeriu, dehet edhe ajo, madje ndodhë të jetë nën ndikimin e asaj lënde plot 48 orë. Gjestet e sa...j pas konsumimit janë identike me ato të një njeriu të dehur; ajo bëhet armiqësore, e vrazhdë dhe agresive. Ajo mund prish mjaltin duke hedhur këtë lëndë në të, që shpie në helmimin e tij. 
Logjikisht, nëse kihet parasysh mëshira e Allahut të Madhëruar shprehet në faktin që mjaltin e bëri shërim, duhet që t’i ketë bërë edhe mjete mbrojtëse, gjë kjo që shtyri shkencëtarët në studime konkrete për 30 vite me radhë.
Gjatë këtyre studimeve bleta ishte nën vëzhgim të rreptë dhe pas një kohe të gjatë vërejtën se në çdo zgjua të bletës ka bletë tjera që janë sikur një pjesë alarmuese dhe të cilat ndiejnë erën e bletës së dehur të cilën e luftojnë dhe e largojnë nga zgjoi.

Ta meditojmë bashkërisht urtësinë me të cilën disponon bota e bletëve. Ato jo vetëm që nuk pranojnë në shoqërinë e tyre një bletë të tillë, por edhe e përzejn dhe ndëshkojnë, ndaj, me plot keqardhje duhet shtruar pyetjen: A nuk janë bletët më të mençura se shumë njerëz?!
Bletët që identifikohen me këtë gjest, fitojnë një imazh të keq në shoqëri megjithëqë prapë, pas kthjelljes totale dhe pastrimit të plotë nga ajo lëndë, i lejohet të hyjë në zgjua.
Bletët për të mbajtur gjendjen nën kontroll dhe për të pastruar zgjoin prej shembujve të kësaj blete të dehur, vendosin “bee bouncers”, ose thënë, pakëz si humor me këtë gjuhën e sodit, “Bodigarda” të zgjoit. Nëse ajo nuk largohet dhe insiston te hyj tek vendi i mbledhjes së mjaltit, atëherë detyra e bletëve mbrojtëse është që t’ia thyejnë këmbët për të parandaluar kështu rimarrjen e kësaj lënde dehëse.

No comments:

Post a Comment