Monday, December 23, 2013

Dhjetë shifrat interesante për popullsinë në planetin tonë

Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se shumë shpejt planeti ynë do ketë 9 miliard banorë. Ky numër do arrihet me shumë gjasë në fund të vitit 2050. Këta njerëz do ndajnë së bashku burimet e planetit tonë. Më poshtë gjeni disa shifra pikante për popullsinë në planetin tonë.

1. Aktualisht jetojnë më shumë se 7 057 608 000 njerëz në botë. Për krahasim: në vitin 1900 ishin 1,6 miliardë. Në vitin 2100 do ketë rreth 10,1 miliardë.
2. Me 1,346 miliardë njerëz, Kina është vendi më i populluar në botë. Pason India me 1,241 miliardë.
3. 52 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në qytet, në vitin 2050 do jenë 67 përqind.
4. Sipas OKB, Tokio me 37,2 milionë banorë është qyteti më i madh në botë. Vendin e dytë e mban Nju Delhi në Indi me 22,7 milionë.
5. Shenzen në Kinë është qyteti më rritjen më të shpejtë në botë (me 20,8 përqind në hapësirën kohore 1990 deri 2006), pasuar nga Nakuru në Kenia (13,3).
6. 61 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në Azi, 15 përqind në Afrikë.
7. Deri në fund të këtij shekulli 35 përqind e njerëzve do jetojnë në Afrikë.
8. Më shumë fëmijë lindin gratë në Niger, mesatarisht 7.5, në Uganda 6.6.
9. 925 milion njerëz vuajnë nga uria sipas OKB. 2.5 milion fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja.
10. 170 milion fëmijë vuajnë nga kequshqyerja që pengon rritjen e tyre siç duhet.

No comments:

Post a Comment