TIRANE- Dy persona të armatosur dhe të maskuar si
babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive në një nga
qendrat tregtare të Tiranës, për të grabitur një argjendari.
Ngjarja
ka ndodhur pasditen e sotme në një qendër tregtare në periferi të
Tiranës, ku dy “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësen e një
argjendarie, duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me
vlerë.
Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia ka mbërritur
në qendrën tregtare dhe ka marrë në pyetje klientët, të cilët kanë thënë
se nuk kanë vënë re asgjë, pasi nuk ka patur të shtëna me armë.
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë tip Benz ngjyrë
gri me targë AA147FY, të braktisur dhe të djegur, pak kilometra larg
qendrës tregtare, me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i
krimit. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësit janë larguar
me këmbë drejt zonës së Lanabregasit.
Gazetari i “News24”,
Spartak Koka bën të ditur se pas ngjarjes grabitësit janë përballur me
një patrullë policie në Farkë, me të cilën kanë shkëmbyer zjarr dhe më
pas janë detyruar ta braktisin automjetin, që rezulton të jetë në
pronësi të një qytetari me banim në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Policia është vënë në kërkim të grabitësve, ndërsa errësira dhe terreni i pafavorshëm e vështirësojnë operacionin.
No comments:
Post a Comment