Friday, December 20, 2013

Franc Kafka -Leter babait


I dashur baba! Kohet e fundit rasti e solli te me pyesesh se perse kam frike prej teje.Si zakonisht,s'kam ditur te pergjigjem,dhe kjo,pasi nga njera ane,me kall friken,dhe nga ana tjeter,sepse,per ta gjetur arsyen e kesaj ndjesie do te me duhej te hyja ne te thella,shume me teper se do te ma lejonte nje leterkembim i thjeshte.Duhet ta dish se,kur po te shkruaj,ndjehem i kapluar nga frika qe me ke kallur dhe nga pasojat e saj!Nga ana tjeter,diapazoni i gjere i temes qendron shume me lart se kujtesa dhe inteligjenca ime...
Duke permbledhur gjykimin tend per mua,del qe ti me akuzon per sjellje te keqija apo per veprime te padenja (ndoshta,me perjashtim te planit tim te fundit per t'u martuar),me akuzon per ftohtesi,indiference,mosmirenjohje dhe m'i perplas ne fytyre,sikur vetem une qenkam fajtori,sikur me nje shkop magjik do te mundja te ndreqja gjithcka,ndersa ti nuk paske kurrfare faji,pervecse je sjelle me mua me mire se c'duhej...
Padyshim,nuk them se u bera i tille vetem per shkakun tend,do te ishte teprim i tejskajshem.Ka shume gjasa qe edhe po te isha rritur plotesisht i cliruar nga ndikimi yt,per ty une kurre nuk do te isha ne lartesine e duhur.Jam pothuajse i sigurt se,sidoqofte serish do te isha shendetlig,i lekundur,i trazuar e plot ankthe...Do te isha i lumtur te te kisha shok,shef,xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj per kete) edhe vjeherr.Ndersa si baba ke qene teper i ashper me mua...
U rrita femije frikacak,por edhe kokeforte sic jane femijet.Padyshim,mamaja m'i plotesonte tekat,por nuk besoj se kam qene i bezdisur,s'mund ta besoj qe nje fjale e ngrohte,nje veshtrim i perdellyer,duke me marre qetesisht per dore,te mos e platitnin qenien time,dhe te arrije cka deshiroje.Se ti,ne thelb,je njeri babaxhan dhe i dhembshur
(ato çka po them nuk bien në kundërshti, flas për përshtypjem që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe, në rastin tim, kjo të duket kaq e qëlluar, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë.
Sot, është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që përdorje në hapat e parët ëjetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si sillesh me Feliksin. Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqendruar, ishe më pak i kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit e s’u bë monotone.
Nga vitet e para të jetës ndërmendësohej vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti. Një natë qarravitesha paprerë, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet fjalërënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon, mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës. S’dua të them se nuk veprove drejt; ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot ndryshe që të preheshe në paqe; desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua edukative dhe vragat që lanë mbi mua.
Ai ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokëulur, por më trallisi në thellësi të shpirtit. Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më vonë më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kufarrë shkaku dhe të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon; pra, për të, s’isha veçse një zero me xhufkë.

Kundervenia jote godiste si mendimet ashtu edhe personat.Mjaft qe une te shprehja nje fare interesi per dike,qe nuk ndodhte shpesh,fale karakterit tim,dhe ti shpejtoje t'ia beje gropen me fyerje,shpifje,sharje,pa treguar piken e respektit per ndjenjat e mia dhe pa marre parasysh gjykimin tim.
Pamundesia per te komunikuar qetesisht me ty coi ne nje rrjedhoje logjike:u c'mesova te flas.Ti shume here ma ke ngecur fjalen ne gryke.Kanosja e perhershme:"Nuk dua kundershtime!" dhe dora e ngritur lart,urdheruese nuk me jane shqitur nga mendja edhe sot e kesaj dite...dhe meqe ti ke qene edukatori im i vetem,pasojat jane pasqyruar ne te gjitha fushat e jetes sime.Eshte nje keqkuptim i cuditshem fakti qe,siaps teje,une s'ditkam te jem i bindur."Kundershtimi i perhershem" kurre nuk ka qene parimi i ekzistences sime,edhe pse ty te eshte ngulitur kjo ide dhe vazhdimisht me qorton.Perkundrazi,nese do te tregohesha me rebel,sigurisht,do te kishe mbetur me i kenaqur prej meje...

Franci

No comments:

Post a Comment