Thenie shqip


  1.  

  1.  "Nese ju nuk i duroni kritikat e te tjereve, lidhni kepucet dhe tregoni vlerat tuaja."— Jurgen Klopp.
  2.  “Nuk ka mënyrë më të sigurtë për të mësuar sa e pëlqeni apo e urreni një person se sa kur udhëtoni me të.”
  3. ― Mark Twain
  1. "Jam ne gjendje te eci ne kembe nga Manchesteri ne Rome vetem per te nenshkruar me Francesco Tottin."- Nje pjese nga libri i legjendes Sir Alex Ferguson. 
  2. Te jesh gjithmonë i ndershëm me veten, është një ushtrim i këndshëm.   (Sigmund Frojd)
  3. Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se cfarë jep, dhe jo në atë se cfarë është në gjëndje të marrë.   (Albert Anjshtajn)
  4. Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni.   (Mark Tueni)
  5. Më e mira është armike e së mirës.   (Volter)
  6. Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.   (Gandi)
  7. Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.   (Robert F. Kenedi)
  8. Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjesht një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid.   (Mark Tuein)
  9. Fjala “krizë” , në gjuhën e shkruar kineze, përbëhet nga dy simbole. Njëri përfaqeson rrezikun, dhe tjetri përfaqëson mundësinë.   (Xhon Kenedi)
  10. Nëse doni që diçka të realizohet shkoni vetë, nëse nuk doni, dërgoni të tjerë.   (Benxhamin Franklin)
  11. Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës.   (Mark Tuein)
  12. Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat.   (Uinston Curcill)
  13. Sa barrë e rëndë është një emër që është bërë shumë i famshëm.   (Volter)
  14. Gjithnjë mund të largojmë nga mëkati një njeri që jeton dhe përpiqet.   (Gëte)
  15. A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj?   (Fridrih Nice)
  16. Të lëvdosh të pamerituarën, është një satirë therëse.   (Benxhamin Franklin)
  17. Gjeni më fillim faktet, pastaj ju mund t’i deformoni ata sa të doni.   (Mark Tuein)
  18. Dikush, duke mos qenë në gjëndje të arrijë sukses në këtë botë, hakmerret duke folur keq për të.   (Volter)
  19. Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme.   (Uinston Curcill)
  20. Kur virtyti ka qenë i fjetur, ai zgjohet më i freskët.   (Fridrih Nice)
  21. Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur.   (Benxhamin Franklin)
  22. Që njeriu të realizojë atë që i kërkohet, duhet të konsiderojë veten më të madh nga sa është.   (Gëte)
  23. Vlera qëndron pikërisht në mes të rrugës midis nxitmit dhe ndrojtjes.   (Servantes)
  24. Nëntë të dhjetat e zgjuarsisë qëndron në të qënit i mençur në kohën e duhur.   (Teodor Ruzvelt)
  25. I mencuri ka një prirje të fortë për të qenë i heshtur, dhe aftësinë për të ruajtur një inventar të tërë sekretesh. Zotësia dhe karakteri i tyre janë për t’u respektuar.   (Baltazar Gracian)

No comments:

Post a Comment