Sunday, December 29, 2013
#ComingOutSoon #TheLeader
Fam Sukses plot interes,
Plot njerz permas m'vijn mthojn per Ty vdes,
Po m'vjen me qesh se si koha ka ndryshu,
Dikur nuk mkan dasht Tash nuk munden pa mu,
Me muzik I ushqeva ju Hina thell ntru,
Ju zbrita posht n'zemer totalisht me i pushtu,
Kom fol per jeten tem veshtirsit qe kam kalu,
Kjo jet asht thjesht 1 prov dhe provat un shum I du,
Tu mendu per t'kalumen Nga 1 tjeter kend veshtrim,
Tu e pa jeten tem sikur tjem 1 anonim,
Dhe nese Sheh me kujdes esht 1 film plot drama,
Njerz me plot ftyra qe folin plot pralla,
Asht si film me aksione ku humbjet Jan t'rralla,
Me te thon drejten shoki jem humbjet Jan natha,
Ktu ka vec fitore - s'njofim sen tjeter,
Shpinen si celik falimners shoqnis t'vjeter,
Plot her I zhgenjym nga besimi tepert,
-Sa her mkan thon ti beson sikur I verber,
Plot paralajmrime nga njerz qe mdojn t'miren,
Por un prap ju jap chanc se kurr nuk I dihet,
Nese ki qellime t'kqia ndaj meje kur un t'ndihmoj,
Zoti esht I madh shqipe Ai nuk din te harroj,
Jap gjithcka per ty vej dhe jeten tem n'rrezik,
Gati hupi dhe shoqnien vec me Ty me qen besnik,
Mos ma merr per dobsi nese te tregoj dashni,
Thjesht po t'jap shancin qe mu sma dha asnji,
Kom zemren qaq t'madhe sa Ty sta merr mendja,
Mate bythen Mir kur une te Shti mrena,
Mos harro vendin tan rrespekto ma t'vjetrit,
Ska dallim mes nesh thjesht ceshtje rrespekti,
Duhet koh shum e gjat me fitu zemrat tona,
1 vit a 2 vjet ka shum mundsi tjen prova
Me çfarë merresh gjithë kohën?!
Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. Në ambientin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti. Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë.
Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej. Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur.
Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë. Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh.

Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën. Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”Çfarë ka ngjarë kështu?!”
E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”Çdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?”
I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.”
E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.”
Është shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrin për të kryer punën që i takon. Kështu, nuk do t’ia mbushin vetes mendjen top se jemi të vetmit që mundohemi dhe lodhemi, sakaq të tjerët bëjnë sehir. Vlerësoje mundin e të tjerëve dhe mos e shih punën e tyre me dylbi së prapthi.
Saturday, December 28, 2013
A ke ndonjë objektiv në jetë?
Dy punonjës të një kompanie ndërtimi, u dërguan nga eprorët për të riparuar tarracën e një ndërtese shumëkatëshe. Të dy, mbërritën tek ndërtesa dhe menjëherë iu drejtuan ashensorit. Por, tek dera e ashensorit vunë re një njoftim, sipas të cilit ashensori kishte pësuar defekt. Pasi e pleqëruan se si duhej të vepronin, ata vendosën të ngjiteshin shkallëve në këmbë, kjo, edhe pse ndërtesa ishte dyzet katëshe. Ata do i ngjisnin shkallët e dyzet kateve, duke mbajtur në krahë mjetet e punës që u nevojiteshin. Pas një lodhjeje të papërshkrueshme, djersëve që u kullonin dhe disa pushimeve, të dy ia arritën qëllimit, u ngjitën në tarracë. Me të dalë jashtë, njëri i tha shokut:”Kam dy lajme për të thënë, njëri është i gëzueshëm dhe tjetri aspak i tillë. Cilin do të dëgjosh në fillim?” Shoku iu përgjigj:”Le t’ia fillojmë mbarë me atë të gëzueshmin!” Ai i tha:”Lajmi i gëzueshëm është se më në fund, ndodhemi mbi tarracën e ndërtesës.”
Shoku, pasi lëshoi një psherëtimë, shtoi:”Fantastike! Ia arritëm! Tani më thuaj lajmin e trishtueshëm!”
Tjetri tha:”Nuk jemi mbi godinën për të cilën kemi ardhur!”
Morali:
Sa prej nesh e kanë përcaktuar qartë objektivin e tyre në jetë? Çfarë ndodh, nëse derdhim mund e djersë dhe nuk jemi në rrugën e duhur të realizimit të objektivit, ose punojmë për objektivin e dikujt tjetër? A i kemi aftësitë dhe elasticitetin e duhur, për të ndryshuar linjën e objektivave të gabuar dhe në një kohë rekord?
Friday, December 27, 2013
Portokallja në shishe
Një fëmije nëntëvjeçar, i ati i tregoi një shishe, brenda së cilës ndodhej një kokër portokalle e madhe. Fëmija u çudit si kishte hyrë ajo kokër portokalleje brenda asaj shisheje më grykë të ngushtë. Ai u orvat ta nxjerrë portokallen nga shishja por më kot. I habitur, ai e pyeti të atin:”Si ka hyrë kjo kokër portokalli kaq e madhe në grykën e ngushtë të shishes?!”

I ati, e pa një rast të volitshëm për ti përcjellë djalit të tij një mësim të rëndësishëm, prandaj bëri këtë koment:”Të tilla janë dhe moralet, vlerat dhe parimet. Nëse ato kultivohen tek një fëmijë që në vegjëli, është pothuaj e pamundur që të shkulen dhe të çbëhen në moshë të rritur. O bir! Në jetë do të ndeshesh me shumë njerëz, të cilët me gjithë intelektin, kulturën dhe statusin social, mund të ndjekin rrugë të gabuar që nuk u shkon për shtat. Ata mund të bien pre e veseve të liga dhe akteve të shëmtuara, të dënueshme për shoqërinë ku jetojnë. Kjo, sepse këto vese u janë kultivuar që në vegjëli dhe janë zhvilluar bashkë me ta. A nuk ishte e pamundur nxjerrja e portokallit nga shishja, veçse duke e thyer shishen?!
Tuesday, December 24, 2013
Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare
TIRANE- Dy persona të armatosur dhe të maskuar si
babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive në një nga
qendrat tregtare të Tiranës, për të grabitur një argjendari.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, ku dy “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësen e një argjendarie, duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me vlerë.
Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe ka marrë në pyetje klientët, të cilët kanë thënë se nuk kanë vënë re asgjë, pasi nuk ka patur të shtëna me armë.
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë tip Benz ngjyrë gri me targë AA147FY, të braktisur dhe të djegur, pak kilometra larg qendrës tregtare, me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i krimit. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësit janë larguar me këmbë drejt zonës së Lanabregasit.
Gazetari i “News24”, Spartak Koka bën të ditur se pas ngjarjes grabitësit janë përballur me një patrullë policie në Farkë, me të cilën kanë shkëmbyer zjarr dhe më pas janë detyruar ta braktisin automjetin, që rezulton të jetë në pronësi të një qytetari me banim në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Policia është vënë në kërkim të grabitësve, ndërsa errësira dhe terreni i pafavorshëm e vështirësojnë operacionin.

Monday, December 23, 2013
E habitshme por e vertet
- Ngjalat mund te notojne prapa.
- Syte e tu levizin rreth 80 here ne nje sekonde.
- Te gjithe njerezit ne planet do te mund te vendoseshin ne siperfaqen e shtetit amerikan Konektikat.
- Bretkosa me e vogel ne bote eshte e madhe sa nje patetine.
- Peshkaqenet nuk kane kocke.
- Nje person e ka ngare lemza pa pushim per 68 vjet .
- Zogjte e pacelur te pules mund te marrin fryme nepermjet levozhges se vezes.
- Jupiteri ka 63 muaj .
- Marimanga e shpendve te Amerikes Qendrore mund te rritet deri ne 22 cm .
Ilaçi magjik
![]() |
Qumeshti i bletes Shpëtimi nga sëmundjet mund të jetë më pranë dhe nuk ka nevojë për laboratorë të sofistikuar dhe medikamente të krijuara nga shkencëtarët. Bletët ofrojnë një alternativë |
Përmbajtja
Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.
Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.
Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret
-Hipertiroidisem
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkave
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
-Kancer
-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë
Dhjetë shifrat interesante për popullsinë në planetin tonë
Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se shumë shpejt planeti ynë do ketë 9 miliard banorë. Ky numër do arrihet me shumë gjasë në fund të vitit 2050. Këta njerëz do ndajnë së bashku burimet e planetit tonë. Më poshtë gjeni disa shifra pikante për popullsinë në planetin tonë.
1. Aktualisht jetojnë më shumë se 7 057 608 000 njerëz në botë. Për krahasim: në vitin 1900 ishin 1,6 miliardë. Në vitin 2100 do ketë rreth 10,1 miliardë.
2. Me 1,346 miliardë njerëz, Kina është vendi më i populluar në botë. Pason India me 1,241 miliardë.
3. 52 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në qytet, në vitin 2050 do jenë 67 përqind.
4. Sipas OKB, Tokio me 37,2 milionë banorë është qyteti më i madh në botë. Vendin e dytë e mban Nju Delhi në Indi me 22,7 milionë.
5. Shenzen në Kinë është qyteti më rritjen më të shpejtë në botë (me 20,8 përqind në hapësirën kohore 1990 deri 2006), pasuar nga Nakuru në Kenia (13,3).
6. 61 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në Azi, 15 përqind në Afrikë.
7. Deri në fund të këtij shekulli 35 përqind e njerëzve do jetojnë në Afrikë.
8. Më shumë fëmijë lindin gratë në Niger, mesatarisht 7.5, në Uganda 6.6.
9. 925 milion njerëz vuajnë nga uria sipas OKB. 2.5 milion fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja.
10. 170 milion fëmijë vuajnë nga kequshqyerja që pengon rritjen e tyre siç duhet.
Sunday, December 22, 2013
Adnan Januzaj
Congratulations to Adnan Januzaj who scored his first goal at Old Trafford, prompting his new chant from the Stretford End…
♫ "I want to tell you, I might as well do, about a boy who can do anything. He comes from Albania, his name is Adnan, Januzaj, Januzaj, Januzaj." ♪
7 mrekullite e molles
Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh. Kjo është shprehja që e bën mollën të shihet si një frut i shëndetshëm. Por ky nuk është thjesht një proverb antik. Ekspertët nutricionistë sjellin një listë të mrekullive të vogla që molla bën kur e konsumojmë përditë.
Përbërja
Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.
Efektet pozitive në shëndet
Lufton astmën. Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.
Ndihmon në dieta. Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.
Mban nën kontroll kolesterolin dhe gliceminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glicemisë në gjak.
Ndihmon në rastet e diaresë. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.
Ka efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.
Redukton risqet e tumorit. Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variçeve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.
Aleat i bukurisë. Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën. Një maskë e përgatitur me mollë të pjekur në qumësht ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat. Ndërsa lëkurat e thata bëhen më të buta me një maskë me mollë të grirë dhe kos.

Jason Statham Confirmed for Fast and Furious 7
A couple of months ago, it was rumored that Jason Statham was going to play the main bad guy in Fast and Furious 7, which I thought would be amazing. Today, we have confirmation of that news thanks to Michelle Rodriguez! In a recent interview with Desde Hollywood, she was asked if Statham would be in the movie, and this was her reply,
Jason Statham, Vin Diesel, Dwayne Johnson, when you see these guys in a room you know they belong together [...] You can see in their eyes that they have gone through a lot [...] I applaud Universal for getting him on-board!
The previous rumor said that he would play Ian Shaw, the brother of Luke Evans’ character in the upcoming sixth film, but that hasn't been confirmed yet.
I've always thought Statham would fit in perfectly with this franchise. I'm excited that it's going to happen. You've got to admit, it will be fun watching him kick Walker, Johnson, and Deisel's asses!
Saturday, December 21, 2013
Vargje nga NOIZY
Kom pare t'mjaftushme sa me jetu n'cdo vend te botes,
Por botes I vjeli pare Edhe prap I kthena sofres,
Un se boj si George Bushi ushtria n'luft dhe vet n'shpi,
Nese ja kercet jom I pari per me hi.
Nuk I tutem hijes teme - hija jeme m'tutet mu,
Ti smke ra n'qaf teme se tkishe ra t'kisha kallxu,
Nese I ke vu ren n'shqiptari kam bo gerdin,
Bona qaq shum zhurm sa dhanpirat e kan ni,
Ne cdo te europes kudo shkova mkan habit,
Krejt tu mqaf si mem pas vlla se gurbeti na ka rrit,
Kom shku dhe n'fund botes per me pa shqipet e mia,
Dhe jo mo n'vend temin ku jena krejt ner tri catia.
A thu eshte e vertete qe jeta eshte nje prove A thu qe Shqiptaret presin ate qe s'mun me nodh A thu eshte veq nje enderr a thu eshte realitet Sido qe te jete krejt jetojme me dek Po me qe jena ketu gezuar per nje jete ma te mire Jeto ne paqe ne rrugen e lire Larg droges larg armes larg djallit Rreth familjes rreth mallit Rreth atyne qe kan dashni per ty Po maj syt hapet per ata qe sdun me t'pa me sy
Se kaniher jena shume t'fokusu me armiq
Armiku armik ngelet kaniher kqyri edhe miqt
Se sot t'pret ai qe s'ta pret menja
Nuk cuditem qe njerzit jane bo pa ndjenja
Se parja bon punen e vet
E njeri bon punen besoni kjo eshte e vertete
Friday, December 20, 2013
Franc Kafka -Leter babait
I
dashur baba!
Kohet e fundit rasti e solli te me pyesesh se perse kam frike prej teje.Si
zakonisht,s'kam ditur te pergjigjem,dhe kjo,pasi nga njera ane,me kall
friken,dhe nga ana tjeter,sepse,per ta gjetur arsyen e kesaj ndjesie do te me
duhej te hyja ne te thella,shume me teper se do te ma lejonte nje leterkembim i
thjeshte.Duhet ta dish se,kur po te shkruaj,ndjehem i kapluar nga frika qe me
ke kallur dhe nga pasojat e saj!Nga ana tjeter,diapazoni i gjere i temes
qendron shume me lart se kujtesa dhe inteligjenca ime...
Duke permbledhur gjykimin tend per mua,del qe ti me akuzon per sjellje te keqija apo per veprime te padenja (ndoshta,me perjashtim te planit tim te fundit per t'u martuar),me akuzon per ftohtesi,indiference,mosmirenjohje dhe m'i perplas ne fytyre,sikur vetem une qenkam fajtori,sikur me nje shkop magjik do te mundja te ndreqja gjithcka,ndersa ti nuk paske kurrfare faji,pervecse je sjelle me mua me mire se c'duhej...
Padyshim,nuk them se u bera i tille vetem per shkakun tend,do te ishte teprim i tejskajshem.Ka shume gjasa qe edhe po te isha rritur plotesisht i cliruar nga ndikimi yt,per ty une kurre nuk do te isha ne lartesine e duhur.Jam pothuajse i sigurt se,sidoqofte serish do te isha shendetlig,i lekundur,i trazuar e plot ankthe...Do te isha i lumtur te te kisha shok,shef,xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj per kete) edhe vjeherr.Ndersa si baba ke qene teper i ashper me mua...
U rrita femije frikacak,por edhe kokeforte sic jane femijet.Padyshim,mamaja m'i plotesonte tekat,por nuk besoj se kam qene i bezdisur,s'mund ta besoj qe nje fjale e ngrohte,nje veshtrim i perdellyer,duke me marre qetesisht per dore,te mos e platitnin qenien time,dhe te arrije cka deshiroje.Se ti,ne thelb,je njeri babaxhan dhe i dhembshur (ato çka po them nuk bien në kundërshti, flas për përshtypjem që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe, në rastin tim, kjo të duket kaq e qëlluar, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë.

Sot,
është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që
përdorje në hapat e parët ëjetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj
sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si
sillesh me Feliksin. Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më
i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqendruar, ishe më pak i
kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë
në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit
e s’u bë monotone.
Nga
vitet e para të jetës ndërmendësohej vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe
ti. Një natë qarravitesha paprerë, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të
etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet
fjalërënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon,
mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës. S’dua të
them se nuk veprove drejt; ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot
ndryshe që të preheshe në paqe; desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua
edukative dhe vragat që lanë mbi mua.
Ai
ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokëulur, por më trallisi në thellësi të
shpirtit. Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si
mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më
vonë më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i
fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kufarrë shkaku dhe
të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon; pra, për të, s’isha veçse një
zero me xhufkë.
Kundervenia
jote godiste si mendimet ashtu edhe personat.Mjaft qe une te shprehja nje fare
interesi per dike,qe nuk ndodhte shpesh,fale karakterit tim,dhe ti shpejtoje
t'ia beje gropen me fyerje,shpifje,sharje,pa treguar piken e respektit per
ndjenjat e mia dhe pa marre parasysh gjykimin tim.
Pamundesia per te komunikuar qetesisht me ty coi ne nje rrjedhoje logjike:u c'mesova te flas.Ti shume here ma ke ngecur fjalen ne gryke.Kanosja e perhershme:"Nuk dua kundershtime!" dhe dora e ngritur lart,urdheruese nuk me jane shqitur nga mendja edhe sot e kesaj dite...dhe meqe ti ke qene edukatori im i vetem,pasojat jane pasqyruar ne te gjitha fushat e jetes sime.Eshte nje keqkuptim i cuditshem fakti qe,siaps teje,une s'ditkam te jem i bindur."Kundershtimi i perhershem" kurre nuk ka qene parimi i ekzistences sime,edhe pse ty te eshte ngulitur kjo ide dhe vazhdimisht me qorton.Perkundrazi,nese do te tregohesha me rebel,sigurisht,do te kishe mbetur me i kenaqur prej meje...
Franci

Saturday, December 7, 2013
Cudirat e bletes

Nga çudirat e bletës është edhe ajo që shkencëtaret e quajnë “Fenomeni i dehjes tek Bleta”. Disa bletë gjatë thithjes së nektarit të luleve hasin edhe në disa lëndë dehëse si Etanoli, e cila gjendet në disa fruta të pjekur në natyrë. Bleta me gjuhen e saj thith diç nga ky element dhe mu ashtu siç dehet njeriu, dehet edhe ajo, madje ndodhë të jetë nën ndikimin e asaj lënde plot 48 orë. Gjestet e sa...j pas konsumimit janë identike me ato të një njeriu të dehur; ajo bëhet armiqësore, e vrazhdë dhe agresive. Ajo mund prish mjaltin duke hedhur këtë lëndë në të, që shpie në helmimin e tij.
Logjikisht, nëse kihet parasysh mëshira e Allahut të Madhëruar shprehet në faktin që mjaltin e bëri shërim, duhet që t’i ketë bërë edhe mjete mbrojtëse, gjë kjo që shtyri shkencëtarët në studime konkrete për 30 vite me radhë.
Gjatë këtyre studimeve bleta ishte nën vëzhgim të rreptë dhe pas një kohe të gjatë vërejtën se në çdo zgjua të bletës ka bletë tjera që janë sikur një pjesë alarmuese dhe të cilat ndiejnë erën e bletës së dehur të cilën e luftojnë dhe e largojnë nga zgjoi.
Ta meditojmë bashkërisht urtësinë me të cilën disponon bota e bletëve. Ato jo vetëm që nuk pranojnë në shoqërinë e tyre një bletë të tillë, por edhe e përzejn dhe ndëshkojnë, ndaj, me plot keqardhje duhet shtruar pyetjen: A nuk janë bletët më të mençura se shumë njerëz?!
Bletët që identifikohen me këtë gjest, fitojnë një imazh të keq në shoqëri megjithëqë prapë, pas kthjelljes totale dhe pastrimit të plotë nga ajo lëndë, i lejohet të hyjë në zgjua.
Bletët për të mbajtur gjendjen nën kontroll dhe për të pastruar zgjoin prej shembujve të kësaj blete të dehur, vendosin “bee bouncers”, ose thënë, pakëz si humor me këtë gjuhën e sodit, “Bodigarda” të zgjoit. Nëse ajo nuk largohet dhe insiston te hyj tek vendi i mbledhjes së mjaltit, atëherë detyra e bletëve mbrojtëse është që t’ia thyejnë këmbët për të parandaluar kështu rimarrjen e kësaj lënde dehëse.
Zogjte e korbit

Çdo pjesë e botës fsheh gjëra interesante
Këto janë faktet më interesante nga të gjitha anët e botës.
Amazona: Xhungla në Amazon prodhon më shumë se 20 përqind të oksigjenit në botë.
Kanada: Kanadaja ka më shumë liqene se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku. Kanada në gjuhën indiane (gjuha e indianëve të amerikës) do të thotë “fshat i madh”.
Stamboll, Turqi: Stambolli është i vetmi qytet në botë që shtrihet ndërmjet dy kontinenteve.
Los Angeles: Emri i plotë i qytetit të Lejkersave është: El Pueblo de Nuestra Senora La Reina de Los Angeles de Porciuncula. Amerikanët shkurtimisht e thërasin L.A.
Ohio (shq. Ohajo): Në Ohajo nuk ekzistojnë liqene natyrale, të gjitha janë të bëra artificialisht.
Romë: Qyteti i parë që ka aritur popullsi prej 1 million njerëz është Roma, Itali në vitin 133 p.e.s.. Po ashtu ekziston qytet me emrin Romë në cdo kontinent.
Siberi: Në Siberi ndodhen më shumë se 25% e pyjeve nga të gjitha pyjet e botës.
Shkretëtira Sahara: Në shkretëtirën Sahara ekziston një qytet me emrin Tidikelt në të cilin nuk ka rënë as një pikë shiu në 10 vitet e fundit.
Spanjë: SPAIN do të thotë ‘vendi i lepujve’.

Subscribe to:
Posts (Atom)